Aktualitet

Sherr në Korçë, të rinjtë përleshen me ‘hunj e drunj’ në mes të lokalit, përfundojnë në polici

1 Shtator 2020, 20:15 Nga DOSJA
Sherr në Korçë, të rinjtë përleshen me

KORÇË– Dy të rinj janë konfliktuar me mjete të forta me njëri tjetrin mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Libonik në bashkinë e Maliqit.

Mësohet se të rinjtë, për arsye ende të paqarta, fillimisht janë debatuar me fjalë me njëri-tjetrin dhe më pas sherri ka agrvuar.

Të rinjtë, pas debatit verbal, kanë perdorur hunj e drunj dhe mjete të forta që u janë gjendur në vendin e ngjarjes për të goditur njëri-tjetrin. Për pasojë, të dy kanë marrë lëndime, ndërkohë që janë shoqëruar në komisariatin e policisë për të dhënë shpjegime.

Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Dosja.al, të rinjtë janë mbledhur grumbull para lokalit, ndërkohë që Policia u kërkon të futen në furgon për t’i shoqëruar. Identitetet e tyre nuk dihen ende.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr ne korce sherr ne maliq sherr ne korce sherr ne maliq

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Shtator 2020, 18:19

TIRANË- Këshilli Bashkiak i Gjirokatrës ka shpallur sot qytetar nderi mjekun e njohur, Tritan Kalo. Është vetë mjeku që ka bërë publik këtë lajm, ku s...