Art&Argëtim

Parashqevi Simaku feston 54-vjetorin e lindjes, vajza nga Kavaja që theu “tabutë” dhe martesa e saj në Amerikë

1 Shtator 2020, 20:04 Nga DOSJA
Parashqevi Simaku feston 54-vjetorin e lindjes, vajza nga Kavaja që theu

TIRANË– Emri më i dashur i muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku ditën e sotme feston 54-vjetorin e lindjes. Ajo fitoi zemrat e publikut dhe shumë duartrokitje të zjarrta që shoqëronin daljet e saj në skenë me zërin dhe buzëqeshjen e saj që nuk  harrohet asnjëherë.

Pavarësisht se është larguar prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Simaku identifikohet ende me këngët e saj, të cilat vijojnë të cilësohen hite pavarësisht se vitet kanë kaluar.

Pamja e saj e ngrohtë, zëri i ëmbël, dhe këngët e kënduara prej saj e bënë atë ikonën e muzikës më të suksshme shqiptare përgjatë viteve 1980-1990,  por kush është Parashqevi Simaku?

Parashqevi Simaku ka lindur në Kavajë më 1 shtator 1966. Dhe më pas u shpërngul në Durrës. Prej në vegjëli ajo  nisi të këndojë duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar.

Parashqevi këndoi në sumë festivale edhe Koncerte të Pranverës. Në 1985 në Festivalin e 24-të të Këngës në RTSH doli në vendin e parë me këngën “Në moshën e rinisë”, gjithashtu në ’88 fiton çmimin e parë të Festivali i 27-të i Këngës në RTSH me këngën “E duam lumturinë”, kompozuar nga Pirro Çako. Repertori i saj përfshin një numër të madh interpretimesh dhe suksesesh që u kurorëzuan me çmime të para.

Kujtojmë se ajo u konsiderua edhe si vajza që theu “tabutë” e kohës, pasi pozoi tepër seksi me bikini prej dantelle dhe mëndafshi, gjithashtu dolën edhe  foto topless të këngëtares.

Pas vitit 1991 ajo u largua në Amerikë dhe prej asaj kohe ajo jeton atje, ku ka krijuar edhe jetën e saj. Këngëtarja u martua me një shtetas amerikan, i cili quhet Robert.  Nga martesa me të këngëtarja ka një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Luke, por gjithçka mori fund në 2012-tën. Më vonë qarkulloi lajmi se këngëtarja pësoi një paralizë faciale, por gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve, pasi ajo nuk konfirmoi diçka të tillë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture parashqevi simaku parashqevi simaku

Sondazh

Poll