Art&Argëtim

Mariah Carey lëshon ‘bombën’: Ellen DeGeneres më detyroi të pija alkool, fola për shtatzëninë pas abortit prej saj…

1 Shtator 2020, 17:34 Nga DOSJA
Mariah Carey lëshon ‘bombën’: Ellen DeGeneres më

SHBA– Këngëtarja e njohur Mariah Carey ka deklaruar se Ellen DeGeneres e ka ‘torturuar’ publikisht. Në një intervistë në “Vulture”, Carey u shpreh se në vitin 2008, kur ajo sapo kishte kaluar një abort, Ellen e kishte detyruar që të pinte alkool në emisionin e saj, ku edhe e kishte ftuar.

Këngëtarja shtoi gjithashtu se e ka pasur shumë të vështirë që të përballet me pasojat e atij aborti, por Ellen, edhe pse ajo nuk ishte gati, e ka detyruar në një farë mënyre që të flasë për këtë situatë dhe ta thotë publikisht.

“Isha jashtëzakonisht në siklet në atë moment, kjo është gjithçka që mund të them. Dhe me të vërtetë e kam pasur të vështirë të përballem me pasojat. Nuk isha gati t’i tregoja askujt sepse kisha pësuar një abort spontan. Nuk dua t’i hedh më shumë benzinë zjarrit, por nuk e shijova atë moment,”- tregoi Carey.

Moderatorja Ellen DeGeneres është përballur me një sërë akuzash nga ish-punonjës, të cilët janë shprehur se kanë pasur ngacmime dhe sulme racizmi nga vetë moderatorja në ambientin e punës. Ajo kërkoi falje publikisht, por kjo histori bëri xhiron e mediave ndërkombëtare.

Momenti i sikletshëm:

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ellen degeneres mariah carey ellen degeneres mariah carey

Sondazh

Poll