Art&Argëtim

Nik Xhelilaj arrin tjetër sukses në Turqi! Bëhet pjesë e serialit ku marrin pjesë aktorët më në zë turq

1 Shtator 2020, 12:41 Nga DOSJA
Nik Xhelilaj arrin tjetër sukses në Turqi! Bëhet pjesë e

TURQI– Aktori shqiptar Nik Xhelilaj tashmë vazhdon karrierën e tij në shtetin turk aty ku ka marrë pjesë në disa seriale të njohura.

Së fundmi aktori me origjinë shqiptare ka nisur xhirimet për serialin “Uyanis Buyuk Selçuku”, që do të vijë me një kast shumë të njohur aktorësh.

Xhelilaj do të luajë përkrah Hatice Sendil e njohur si “Elif” nga seriali “Një pjesë e imja”, Leyla Lydia Tugutlu e njohur si “Xhandan” nga seriali “Bija ime”, po ashtu Bugra Gulsoy i njohur nga i njëjti serial, Ekin Koç i njohur nga seriali “Kosem” e shumë të tjerë.

Kujtojmë që Xhelilaj ka qenë pjesë e serialeve “Qyteti i humbur” dhe “Kryeqyteti Abdylhamid” të cilat janë transmetuar në vendin tonë.

Xhelilaj viziton Shqipërinë shumë shpesh, madje ndan dhe në profilin e Instagramit foto nga vendlindja e tij.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktori nik xhelilaj rol serial aktori nik xhelilaj rol serial

Sondazh

Poll