Art&Argëtim

‘Çmendi’ botën me hitin “I Like To Move It”, vdes në moshën 49-vjeçare DJ i njohur Erick Morillo (Arrestimi për ab

1 Shtator 2020, 19:29 Nga DOSJA
‘Çmendi’ botën me hitin “I Like To Move It”,

SHBA– Erick Morillo, Dj  i njohur për hitin e tij të viteve ’90 “I Like To Move It” ka vdekur në moshën 49-vjeçare. Siç shkruajnë mediat britanike trupi i muzikantit është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të marte në ‘Miami Beach’.

Ende nuk dihen shumë detaje mbi vdekjen e tij, por oficerët thonë se ata kanë marrë një telefonatë në nurmin 911 rreth orës 10:42 të mëngjesit, dhe detektivët shkuan me urgjencë në vendin e ngjarjes.

Ai ka fituar tre herë çmimin “Dj më i mirë” si dhe 3 herë të tjera ka fituar çmimin e “DJ më të Mirë Ndërkombëtar”,  përfshirë edhe  fitoren e tij më të fundit në 2009.

Kujtojmë se vdekja e tij vjen vetëm dy javë pas arrestimit të tij abuzim seksual. Erick u akuzua në gusht të këtij viti për abuzim seksual ndaj një vajzë në Miami. Thuhet se ai e kishte kryer një vepër të tillë në dhjetor të vitit të kaluar. Raportimet thonë se viktima kishte denoncuar rastin në polici duke dhënë detaje të shumta rreth rastit.

Ajo ka deklaruar se ka shkuar në shtëpinë e Morillos, por pasi e ka zënë gjumi në momentin që ajo është zgjuar e parë veten nudo në krevatin e Dj, ku edhe ky i fundit ishte nudo.

Burimi: mirror

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz shba vdes erick morillo shba vdes erick morillo

Sondazh

Poll