Art&Argëtim

Restaurimi sjell bukurinë e ikonës mbi katërshekullore të Beratit

1 Shtator 2020, 12:38 Nga DOSJA
Restaurimi sjell bukurinë e ikonës mbi katërshekullore të

BERAT- Nuk kishte lindur në Berat, por mjeshtërinë e stërholluar për ikona do ta shpërhapte kudo. Në artin e tij ikonografik, ndihet kudo mënyra tradicionale e teknikës që kishte si të parë “Andrey Rublevin” shqiptar, Onufrin.

Me përdorim ngjyrash të përkundërta, ikona “Shën Nikolla me skena nga jeta” e ikonografit, Onufër Qiprioti, tani shkëlqen në gjendjen e re. Prej dy javësh, ikona e vitit 1591 është restauruar nga specialisti i restaurimeve, Erion Lezi.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Muzeumeve, Berat, Agron Polovina, ka thënë se ndërhyrja ia doli të vinte në pah bukuritë dhe vlerat e fshehura të veprës së Onufër Qipriotit.

Në një bisedë për KOHËN, ai ka treguar se ikona e dimensioneve të mëdha ka qenë pjesë e linjës së përhershme të ekspozuar për vizitorë. “Rezultati i arritur pas ndërhyrjes restauruese është vërtet mbresëlënës. Me ndërhyrjen u arrit të viheshin në dukje bukuria dhe vlerat e fshehta të kësaj vepre, por edhe vlerat e dorës së Onufër Qipritit, shkëlqimi i ngjyrave, freskia dhe madhështia e veprës së këtij mjeshtri të madh”, ka thënë Polovina.

E gjithë puna, që zgjati dy muaj, është bërë brenda Laboratorit të Restaurimit të Muzeut të Ikonografisë “Onufri”. Shkas për ndërhyrje ishin bërë degradimi i vernikut, plasaritjet, abrasioni i pelikulës piktorike, gufimet, dëmtimet si dhe depozitimet e papastërtive të ndryshme…

Marrë nga: Koha.net

(A.k.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture agron polovina erion lezi. agron polovina erion lezi.

Sondazh

Poll