Politike

‘Mos kandidoni të inkriminuarit’/ Letra e Yuri Kim, i kthen përgjgigje drejtori i fushatës së PD-së: Rama i promovoi, j

1 Shtator 2020, 12:22 Nga DOSJA
‘Mos kandidoni të inkriminuarit’/ Letra e Yuri Kim, i kthen

TIRANË– Drejtori i fushatës në Partinë Demokratike Alfred Rushaj i ka kthyer përgjigje ambasadores amerikane, Yuri Kim lidhur me letrën që ajo i dërgoi krerëve të partive për të mbajtur larg listave kandidatët e inkriminuar. Me anë të një reagimi në Twitter, Rushaj shkruan se ka qënë kryeministri Edi Rama personi që ka promovuar eksponentët e krimit në politikën e vendit, raste të cilat sipas tij janë denoncuar nga opozita e vendit. 

“Rama frymëzoi, promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin. Të përzgjedhurit e tij politik, që prej nisjes dhe deri në zgjedhjet e fundit monopartiake kanë qënë në shumicë persona me precedent penal, të larguar me turp nga ligji i dekriminalizimit dhe denoncimet e opozitës dhe medias. Rama dhe krimi janë binomi i pandarë që kanë lëshuar tentakulat në politikën shqiptare të viteve të fundit,”-shkruan Rushaj.

Ambasadorja Yuri Kim i ka dërguar një letër paraditen e sotme krerëve të partive kryesore në vend, të cilëve u kërkoi “pastërtinë” e Kuvendit të ardhshëm, pas zgjedhjeve të 2021. Në letrën e saj, Kim shkruante se krerët e partive do të mbanin përgjegjësi për emrat që do të garonin nën logon e partisë që ata drejtojnë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alfred rushaj letra e yuri kim per kreret e partive yuri kim alfred rushaj letra e yuri kim per kreret e partive yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 1 Shtator 2020, 06:33

TIRANË– Sot përfunduan pushimet për grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Pasditen e sotme, numri një i të majtës mblodhi “të besuarit” e tij në Elbasa...