Aktualitet

Kompani bastesh kineze e stampuar në fanella, procedohet penalisht administratori i ekipit të Kastriotit

10 Shkurt 2019, 08:04 Nga DOSJA
Kompani bastesh kineze e stampuar në fanella, procedohet penalisht

TIRANË- Policia e Shtetit ka proceduar penalisht administratorin e ekipit të Kastriotit. Bëhet fjalë për Gazmend Voglin, 30 vjec, banues në Krujë.

Ditën e djeshme, në stadiumin “Selman Stermasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes së superligës me Partizanin është konstatuar se në fanellat e lojtarëve të ekipit të Kastriotit ka pasur logo reklamuese të një shoqërie bastesh sportive, në kundërshtim me ligjin nr.75/2018.

Në fanellat e Kastriotit është e stampuar një kompani bastesh, “138.com”, një kompani kineze bastesh, që ka një shtrirje edhe në Europë.

Verifikime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” kanë nisur edhe për vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Fubollit prezent në këtë ndeshje, i cili ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Policia procedon penalisht administratorin e një ekipi futbolli të Superligës.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në Sektorin për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë proceduan penalisht shtetasin G.V., 30 vjec, banues ne Krujë, administrator i një ekipi futbolli të Superligës.

Në datën 09.02.2019 në stadiumin “Selman Stermasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes së superligës është konstatuar se në fanellat e lojtarëve të ekipit që ky shtetas është administrator ka pasur logo reklamuese të një shoqërie bastesh sportive, në kundërshtim me ligjin nr.75/2018.

Gjithashtu po kryhen verifikime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal edhe për vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Fubollit prezent në këtë ndeshje i cili ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Ligji për mbylljen mesnatën e 31 dhjetorit 2018, në të gjithë territorin e Shqipërisë, kazinotë elektronike, bastet sportive, sallat e bingove, bastet on line, bastet me gara në pistë, u miratua nga Parlamenti në fund të muajit tetor të vitit të kaluar. I paligjshëm dhe i dënueshëm është edhe reklamimi i tyre.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kastrioti kompani bastesh ne fanelle ligji per lojrat e fatit superliga kastrioti kompani bastesh ne fanelle ligji per lojrat e fatit superliga

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shkurt 2019, 21:15

Aksident tragjik në Itali, vdes shqiptari

Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Itali teksa është përplasur nga një makinë. Mediat italiane shkruajnë  se ngjarja ka ndodhur në jug të Monopoli...