Aktualitet

Tentoi të grabitste gjatë natës lokalin në Durrës, arrestohet i mituri

1 Shtator 2020, 07:37 Nga DOSJA
Tentoi të grabitste gjatë natës lokalin në Durrës,

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar të miturin me iniciale H.L, pasi tentoi të grabiste një lokal në lagjen nr.4. Uniformat blu bëjnë me dije se i mituri tentoi të grabiste lokalin e shtetases me iniciale N.Sh. Kjo e fundit e ka gjetur lokalin sot në mëngjes me xhama të thyer dhe ka njoftuar menjëherë Policinë.

Njoftimi i Policisë:

Kapet në flagrancë një shtetas pasi tentoi të vjedhë një lokal në lagjen nr.4, Durrës. Nga shërbimet e Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur H.L., pasi tentoi të vjedhë në një lokal në pronësi të shtetases N.Sh., në lagjen nr.4, Durrës. Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme. 

J.V/Dosja.al 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i minuri në durrës grabitje në durrës arrestohet i minuri në durrës grabitje në durrës

Sondazh

Poll