Aktualitet

Për vetëm 100 euro do i kalonin drejt vendeve të BE-së/ Transportonin 18 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy persona n

1 Shtator 2020, 07:22 Nga DOSJA
Për vetëm 100 euro do i kalonin drejt vendeve të BE-së/

POGRADEC– Dy persona janë prangosur në Pogradec pasi janë kapur duke transportuar 18 emigrantë të paligjshëm. Në prangat e Policisë kanë rënë dy të rinjtë me iniciale: E. I., 29 vjeç dhe 24-vjeçari me iniciale A. P., të dy banues në Tiranë.

29-vjeçari është kapur në afërsi të fshatit Stropckë të Pogradecit duke transportuar në drejtim të Tiranës, me një furgon 18 emigrantë të paligjshëm. Bashkë me 24-vjeçarin, u kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së për vetëm 100 euro.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

Në vijim të këtij operacioni, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Arrestohen në flagrancë nga Policia 2 shtetas, të cilët po transportonin 18 emigrantë të paligjshëm.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. I., 29 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë.
A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë.

29-vjeçari, është kapur në afërsi të fshatit Stropckë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin furgon tip “Volksëagen”, 18 emigrantë të paligjshëm, i cili në bashkëpunim me shtetasin A. P., (në rolin e shoqëruesit) iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 100 euro për secilin prej tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni perimetri operacioni perimetri

Sondazh

Poll