Aktualitet

Përfshihet nga flakët Pylli i Pishës në Divjakë, dyshohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia e fermerëve

1 Shtator 2020, 06:16 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët Pylli i Pishës në Divjakë,

DIVJAKË- Një zjarr i madh ka rënë në mesnatë në Pyllin e Pishës pranë fshatit Kamenicë, pjesë e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta. Mësohet se flakët janë përhapur me shpejtësi të madhe, pasi janë favorizuar edhe nga era e fortë.

Aktualisht në vendngjarje kanë shkuar zjarrëfikësedhe po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Sakaq, dyshohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia e fermerëve.

Ndërkohë, pak ditë më parë  zjarret shkrumbuan pyje dhe kullota në zonën e Fierit. Vatrat e zjarrit në fshatrat e Patosit, Mallakastrës dhe Roskovecit shkrumbuan hektarë me pyje dhe kullota. Po kështu, u rrezikuan edhe disa banesa.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr në fshatin kamenicë zjarr në fshatin kamenicë

Sondazh

Poll