Aktualitet

Masakra e Peshkëpisë, ministrja Xhaçka: Nuk u cënua siguria kombëtare

11 Prill 2019, 19:33 Nga DOSJA
Masakra e Peshkëpisë, ministrja Xhaçka: Nuk u cënua

TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e ka cilësuar si një ngjarje të rëndë grabitjen e armatosur në Rinas por jo të jashtëzakonshme, aq sa për të rritur nivelin e alarmit.

Gjithashtu ministrja Xhaçka të njëjtën vijë paralele ka hequr edhe mbi masakrën e Peshkëpisë.

“Masakra e Peshkëpisë nuk ishte cënim i sigurisë kombëtare. Është fjalë e madhe shumë,”-tha Xhaçka. 

Më 10 prill të 1994 u realizua masakra e përgjakur nga skuadro komanda “Pirro 1”, e cila përbëhej nga 7 persona të armatosur me armatim të ushtrisë greke. Autorëve të sulmit të quajtur organizata “MAVI”, u janë gjetur armët e grabitura të postës kufitare dhe janë dënuar nga drejtësia greke vetëm për “armëmbajtje pa leje” edhe pse ata vranë dy efektivë,  Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas masakra e peshkepise olta xhacka grabitja ne rinas masakra e peshkepise olta xhacka

Sondazh

Poll