Aktualitet

Përplasen mjetet në autostradën Elbasan-Tiranë, plagosen 3 persona, mes tyre nënë e bijë

11 Prill 2019, 18:48 Nga DOSJA
Përplasen mjetet në autostradën Elbasan-Tiranë, plagosen 3

ELBASAN- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Elbasan- Tiranë, ku tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre nënë e bijë, të cilat ndodheshin në një nga mjetet që u përplasën me njëra-tjetrën.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara e njërit prej drejtuesve, “favorizuar” edhe nga lagështira në rrugë. Ende nuk bëhet me dije identiteti i të plagosurve, ndërsa kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit,

Aktualisht, si pasojë e vajrave të automjeteve në rrugë, është bllokuar një nga korsitë e autostradës.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3 te plagosur aksident ne aksin elbasan-tirane aksident rrugor 3 te plagosur aksident ne aksin elbasan-tirane aksident rrugor

Sondazh

Poll