Aktualitet

Ushtria në Rinas/ Ish shefi i Emergjencave Civile: Show i radhës nga qeveria

11 Prill 2019, 18:30 Nga DOSJA
Ushtria në Rinas/ Ish shefi i Emergjencave Civile: Show i radhës nga

TIRANË- Ish- shefi i Emergjencave Civile Shemsi Prençi, ka folur lidhur me grabitjen, ku u vodhën 10 milionë euro, dy ditë më pare në aeroportin e Rinasit.

I ftuar në në studion e lajmeve të “Fax News”, Prençi u shpreh se përgjegjës për këtë situatë të rëndë është kompania koncesionare e cila nuk pati aftësi të ruante sistemin e mbrojtjes së aeroportit.

Sipas tij, marrja në mbrojtje e aeroportit të Rinasit nga ana e ushtrisë është thjeshtë një Show nga që bën qeveria.

Grabitja spektokalare, nëpërmjet aeroportit të Rinasit ishte e paprecedentë, duhej të kishte shërbime përforcuese në itenerarin Tiranës –Rinas. Pse nuk e bëri më parë policia këtë gjë, por tani pasi ka ndodhur grabitja pse duhet të shkojë policia dhe ushtria në aeroport? Forcat e policisë që janë shtuar atje janë thjeshtë një shoë, çdo gjë ka mbaruar. Për çfarë bëhet kjo, që ministrja Xhaçka të tregojë që ka shumë ushtarë? Ushtarët e Xhaçkës nuk ishin të zotët të ruanin armatimet në Pashaliman”.

Një grabitje spektakolare ka ndodhur 2 ditë më parë në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(a.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas shemsi prenci ushtria ne rinas grabitja ne rinas shemsi prenci ushtria ne rinas

Sondazh

Poll