Aktualitet

Denoncimi/ Grabitja në Rinas e përgatitur prej javësh, informacioni nuk ka dalë nga sigurimi

11 Prill 2019, 17:13 Nga DOSJA
Denoncimi/ Grabitja në Rinas e përgatitur prej javësh,

TIRANË- Dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit, katër persona grabitën 10 milionë euro që po transferoheshin nga disa banka të niveleve të dyta. Por ka një problem! Një transfertë me shifra të tilla të miliona eurove nuk organizohet brenda një dite.

Në një denoncim të mbërritur në adresë të redaksisë së Dosja.al, tregohen fakte se përse një transfertë e tillë nuk mund të organizohet brenda një dite, e për këtë sipas denoncimit në fjalë thuhet se sulmi është i parapërgatitur, dhe punonjësit e sigurimit nuk kanë informacione të tilla të sakta, pasi gjithçka përgatitet nga banka.

Ja faktet që sipas denoncuesit tregojnë se një transfertë e tillë nuk organizohet brenda një dite:

1. Bankat e Huaja te Nivelit te Dyte ne Shqiperi i dergojne tek banka korespondente keto fonde ne Austri qe eshte Raiffaisen Bank – Austria me pas ato kalojne tek bankat “meme” qe ne kete rast jane 4 banka (urojme mos te jete Intesa Sanpaolo se jo per gje po do na jape shume adrenaline duke u marre edhe me kete skandal).

2. Dergesa e shumave te medha monetare, eshte nje pune e gjate dhe voluminoze qe fillon qe me nisjen dhe koordinimin e ngarkeses monetare, zgjedhja e dites se javes, oraret e avionit, lloji i kompanise i ajrore, njoftimi i pales pritese.

3. Me kete procedure merren vete CEO e bankave te nivelit te dyte ne Shqiperi, i cilesuar operacion mjaft sekret te cilet edhe japin urdhrin qe te niset dergesa e parave.

PERFUNDIM. Ky eshte nje sulm i parapergatitur mire prej disa javesh, ndaj edhe mos te behemi kaq naiv duke menduar qe “grabitesit e morren vesh nga policet e sigurise qe ishte nje shume kaq e mashe parash”.

Kujdes! Punonjesit e Security Private nuk e kane kete informacion te sakte, sepse kjo procedure pergatitet ne banke, nga banka qe para disa ditesh.

E dime shume mire si funksionon ky mekanizem!”

Grabitja spektakolare ndodhi më 9 Prill në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja e 10 milionë eurove grabitja ne rinas rinas grabitja e 10 milionë eurove grabitja ne rinas rinas

Sondazh

Poll