Aktualitet

Mbyllja e profilit të Genc Sejkos, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Fashiste! Një qeveri kundër një qytetari

11 Prill 2019, 17:36 Nga DOSJA
Mbyllja e profilit të Genc Sejkos, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit:

TIRANË- Mbyllja e faqes së Genc Sejkos, të njohur ndryshe edhe si “Njeriu meme”, ka shkaktuar edhe reagimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Aleanca për mbrojtjen e teatrit shprehet se një qeveri e tërë merret me bllokimin e profilit të një qytetari të zakonshëm. Sipas tyre, kjo është një sjellje fashiste, ndërsa shtojnë se memet dhe sarkazmat e tij do të shpërnadhen nga qindra faqe e profile të miqve të tij.

Postimi i plotë:

Një qeveri e tërë që merret me bllokimin e profilit të një qytetari të zakonshëm nuk është asgjë tjetër përveçse fashiste por edhe e frikësuar.

Lodhen kot, memet dhe sarkazma e tij do vazhdojë të shpërndahet nga qindra faqe e profile të miqve të tij.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per mbrojtjen e teatrit genc sejko mbyllja e profilit njeriu meme aleanca per mbrojtjen e teatrit genc sejko mbyllja e profilit njeriu meme

Sondazh

Poll