Aktualitet

E akuzoi për të shkuar kriminale, Irena Babameto i përgjigjet gazetarit Vezaj: Aspak e vërtetë, kontrolloni institucionet

11 Prill 2019, 16:52 Nga DOSJA
E akuzoi për të shkuar kriminale, Irena Babameto i përgjigjet

TIRANË– Një ditë me parë gazetari Flamur Vezaj reagoi në rrjetet e e tij sociale lidhur me grabitjen në aeroportin e Rinasit, ku edhe u vodhën 10 milionë euro.

Në statusin e tij, Vezaj shkruante se siguria e Avicionit Cilit kontrollohej nga njerëz që sipas tij kishin të shkuar kriminale. Ndër ta gazetari përmendte emrat e Irena Babametos dhe Besnik Karolit.

Pas postimit të Vezajt Dosja.al bëri verifikimet përkatëse duke konkluduar se burimet e gazetarit kanë qënë të pabazuara. Gjithashtu një reagim në adresë të Dosja.al ka ardhur nga e akuzuara prej tij, Irena Babameto. Në reagimin e saj, Babameto shkruan se pretendimi i Vezajt nuk ishte aspak i vërtetë dhe një gjë e tillë mund të vërtetohej shumë thjeshtë me një kontroll në institucionet përkatëse.

Me papërgjegjshmëri profesionale ai shkruan për një të shkuar kriminale, një pretendim aspak i vërtetë, pasi mjafton të kontrollohet në institucionet përkatëse për të kuptuar që unë s’kam qënë asnjëherë e dënuar. Deklaroj se jam një person i kualifikuar për pozicionin që unë kam  që nga akademia e rendit e deri në kualifikime kombëtarë që lidhen me sigurisë. Deklaroj se pozicioni që unë kam nuk ka aspak lidhje me sigurinë e aeroportit të Rinasit. Gjithashtu emërimi im në pozicionin aktual që mbaj prej 10 vitesh ka ardhur si pasojë e arritjeve të mia profesionale dhe aspak si rrjedhojë e emërimeve partiake.

Grabitja spektakolare ndodhi më 9 Prill në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas irena babameto grabitja ne rinas irena babameto

Sondazh

Poll