Sport

Skënderbeu disfatë kundër Partizanit, Shehi: Nuk na dominon dot askush, duhet t’i vëmë gishtin kokës

10 Prill 2019, 18:49 Nga DOSJA
Skënderbeu disfatë kundër Partizanit, Shehi: Nuk na dominon dot

Pas ndeshjes me Partizanin, ka folur dhe trajneri i Skënderbeut Orges Shehi për humbjen në stadiumin ‘Selman Stërmasi’.

Ish portieri i korçarëve ka thënë se Skënderbeun nuk e dominon asnjë ekip dhe se ekipit i duhej një lojë më e qartë dhe qarkullim më i mirë i topit.

 

Përgjigjet e trajnerit Shehi.

Mos është pak i tepër objektivi i vendit të 3-të?

Nuk është i tepërt objektivi, vazhdon sindroma e episiodeve. Nuk jemi në ditën më të mirë, por nuk është se na dominon kundërshtari. Kemi skuadër të re që akoma nuk e kupton që ndeshjet vendosen nga episodet. Duhet të kishim bërë më mirë në qarkullimin e topit. Duhet që skuadra të luaj me topin, nuk mund ta humb aq shpejt. Nuk kërkojmë të marrim përsipër. E bëjnë shumë mirë në stërvitje. Nuk tentojnë të marrin përsipër në lojë. Kemi gjithë javës që themi se Partizani është në kundërsulm shumë i rrezikshëm, aty e pësuam.

A mendon që faze e parë dhe e dytë ishte rastësi që Skënderbeu ishte në atë pozicion?

Ishte fryt i mobilizimit, përqendrimit, nuk ishte rastësi. Nuk i kemi lënë kundërshtarët të vijnë te porta. Na humbi përqendrimi dhe grinta. Po nuk pate grintë s’bën dot gjë. Jemi shfaqur herë pas herë, por me hope. Bëjmë ndeshje të mira me Kukësin dhe Teutën. Çeduam në Gjirokastër dhe këtu në kryeqytet. Edhe pse këtu nuk shkoi shumë keq.

I frikësoheni zonë të ftohtë?

Ne mundemi nga episodet, nuk ka kundërshtarë që na dominon. Duhet të rrisim përqendrimin. Kemi objektiva të shohim përpara. Të fillojë Skënderbeu të shikojë mbrapa, i bie të shkrihet e gjithë skuadra. Duhet t’i vëmë gishtin kokës. Edhe shumë pak javë janë deri në fund të kampionatit.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kategoria superiore orges shehi partizani skenderbeu kategoria superiore orges shehi partizani skenderbeu

Sondazh

Poll