Aktualitet

30 Gusht 2020, 19:48 Nga DOSJA

TIRANË– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit në vendin tonë për javën që vjen. Sipas SHMU, java që vjen dot të nisë me diell me ditën e hënë, ndërsa nga e marta priten rënie temperaturash. Të martën deri në mesditë moti pritet të jetë më vranësira, ndërsa pasdite do kthjellohet sërish. Më pas të mërkurën dhe të premten moti do të jetë kryesisht i kthjellët.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Java nis me ditën e Hënë dhe mot të kthjellët në të gjithë territorin por gjithashtu pritet të jetë dhe një ndër ditët më të nxehta të këtij muaji. Për shkak të masave ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut temperaturat pritet të arrijnë deri në 35°C në relievet malore e deri në 39°C në ato të ulta. Gjatë ditës së Martë kushtet meteorologjike marrin një kthesë të menjëhershme. Deri në orët e mesditës moti pritet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Pas orëve të pasdites përsëri kthjellët. Për shkak të reshjeve të shiut dhe masave ajrore me origjinë veriperëndimore parashikohet dhe rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat maksimale. Nga dita e Mërkurë deri dhe të Premten parashikohet stabilizim i kushteve atmosferike ndërsa moti do të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare përgjatë relieveve malore shoqëruar me reshje shiu të dobta dhe lokale

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet parashikimi i motit shmu parashikimi i motit shmu

Sondazh

Poll