Sport

Maldini bind talentin italian, Milan pritet të mbyllë gjithçka brenda 48 orëve me mesfushorin

30 Gusht 2020, 10:27 Nga DOSJA
Maldini bind talentin italian, Milan pritet të mbyllë gjithçka

MILANO– Pasi parakaluan Interin për Sandro Tonalin, tani Milan po nxiton të mbyllë gjithçka me talentin e Brescia-s. Maldini është takuar personalisht me Tonalin dhe ka arritur ta bindë këtë të fundit për transferimin te Milani, duke i ofruar një kontratë 5-vjeçare me pagë 2.2 milionë euro në sezon dhe mbi të gjitha një projekt interesant teknik.

Në të njëjtën kohë Milani ka gati 10 milionë euro për huazimin e futbollistit me detyrim blerjeje një vit më vonë kundrejt një shifre tjetër prej 28 milionë eurosh, ndërsa palët janë shumë pranë konkretizimit të marrëveshjes.

Gjithsesi Interi vijon të ketë në dorë futbollistin, pasi i kanë dhënë fjalën njëri-tjetrit, megjithatë Tonali e Cellino nuk kanë ndërmend të presin gjatë zikaltrit, ndaj shumë shpejt pritet të vendoset përfundimisht e ardhmja e mesfushorit 20-vjeçar.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maldini milan tonali maldini milan tonali

Sondazh

Poll