Aktualitet

PANIK në doganë! Rezulton me COVID-19 një pasagjer në autobusin Tiranë-Kakavijë, merret me ambulancë. Laboratori privat n

30 Gusht 2020, 19:07 Nga DOSJA
PANIK në doganë! Rezulton me COVID-19 një pasagjer në

KAKAVIJË– Një pasagjer pozitiv me COVID-19 është ndaluar mbrëmjen e sotme në autobusin e linjës Tiranë-Kakavijë. Mësohet se i infektuari, 55 vjeç, e kishte kryer tamponin në një laborator privat të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Mësohet se 55-vjeçari e ka deklaruar para Policisë se e kishte keqkuptuar përgjigjen pozitive me koronavirus, pasi ka menduar se “pozitive” tek dokumenti i lëshuar nënkuptonte se nuk ishte me Covid-19. Nga ana tjetër dyshohet se laboratori nuk e ka lajmëruar Ministrinë lidhur me rastin pozitiv, në mënyrë që për të prekurin të merreshin masa sipas protokollit.

Personi i infektuar nga pandemia është ndaluar në palën greke dhe menjëherë u bë transporti i tij me ambulancë.

Ndërkohë nuk dihet asnjë detaj lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë që tamponi do t’u merret edhe pasagjerëve të tjerë të autobusit, të cilët po udhëtonin bashkë me të infektuarin.

Sipas ndryshimeve të bëra në Kodin Penal, çdo person që nuk zbaton urdhrat për karantinimin apo shkel rregullat dënohet me burgim nga 2 (dy) deri në 3 (tre) vjet. Ndërkohë që i infektuari rrezikon të dënohet, nga deri në 5 vite burg, pasi mund të akuzohet për përhapja me dashje të COVID-19.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dogana e kakavijes i infektuari me covid ne kakavije dogana e kakavijes i infektuari me covid ne kakavije

Sondazh

Poll