Aktualitet

Aksidenti masiv në Elbasan/ Plagoset e gjithë familja, Policia jep detajet: U transportuan me urgjencë drejt spitalit

30 Gusht 2020, 18:09 Nga DOSJA
Aksidenti masiv në Elbasan/ Plagoset e gjithë familja, Policia jep

ELBASAN– Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Labinot ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes janë lënduar shoferi me pasagjerët e mjetit tip “Golf”.  Mësohet se gjithë të plagosurit janë nisur për në spital, ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur nga puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Mengël, Elbasan, mjeti tip ” Golf” me drejtues shtetasin P.B., 45 vjeç, banues në Librazhd është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin I.S., 38 vjeç, banues në Durrës dhe me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasen A.M., banuese në Elbasan, 26 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtues i mjetit “Golf” , shtetasi P.B., si edhe 3 pasagjerët që ndodheshin në këtë mjet, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit .

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aks elbasan-labinot elbasan aks elbasan-labinot elbasan

Sondazh

Poll