Aktualitet

Bllokohet kalimi në Kapshticë/ Qytetarët do kalojnë, “në hall” se u përfundon vlefshmëria e testit

30 Gusht 2020, 17:55 Nga DOSJA
Bllokohet kalimi në Kapshticë/ Qytetarët do kalojnë,

KAPSHTICË– Të paktën 300 qytetarë shqiptarë do të kalojnë natën jashtë duke pritur mëngjesin për të kaluar në tokën greke. Pala greke ka “ulur qepenin” pasi është plotësuar kuota e personave që mund të kalojnë në palën tjetër.

Limiti është plotësuar që prej orës 08:30 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që emigrantët kanë ngritur edhe shqetësimin se do të skadojë afati i rezultatit të tamponit.

“Është shumë e vështirë të presësh mbi 12 orë dhe të kalojmë edhe natën këtu. Është edhe koronavirusi, jemi mbi 50 vetë në autobus. Është më mirë të rrimë natën këtu në këmbë, se në autobus”, u shpreh një qytetar.

Greqia ka vendosur një kuotë prej 300 qytetarësh për kalimin e kufirit, ndërkohë që nga pala shqiptare ka pasur edhe një posto-bllok, i cili nuk lejoi që të kalonin qytetarë të tjerë në mënyrë që të shmangej pritja.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet pika kufitare e kapshticës greqi radhë të gjata në kapshticë bllokohet pika kufitare e kapshticës greqi radhë të gjata në kapshticë

Sondazh

Poll