Aktualitet

10-vjeçari në gjendje kritike për jetën, vogëlushi maqedonas shkon në Spitalin e Sarandës, niset me helikopter drejt Tira

30 Gusht 2020, 17:17 Nga DOSJA
10-vjeçari në gjendje kritike për jetën, vogëlushi

SARANDË– Një fëmijë 10-vjeçar është transportuar me helikopter nga Saranda drejt Tiranës, pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i mitura nga Maqedonia e Veriut ndodhej në Ksamil, ku edhe po kalonte pushimet e verës, por në një moment gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

10-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Sarandës pasi pësoi epilepsi në gjendje fibrile.

Duke marrë parasysh gjendjen e tij të rënduar, i mituri është sjellë në Tiranë me urgjencë për të marrë një mjekim më të specializuar.

Ndërkohë ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e të miturit, nëse është jashtë rrezikut për jetën ose jo.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet i mituri nga saranda saranda i mituri nga saranda saranda

Sondazh

Poll