Sport

Partizani mbizotëron Skënderbeun, një hap më pranë titullit kampion (Video)

10 Prill 2019, 18:38 Nga DOSJA
Partizani mbizotëron Skënderbeun, një hap më pranë

Partizani mposhti me rezultatin 2-0 Skënderbeun ne sfidën e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, të vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë Superiore.

Belica dhe Asani rikthyen fitoren te skuadra e Skënder Gegës, pas humbjes në fundjavë ndaj Luftëtarit. Një dominim i skuadrës së kuqe në sfidën e sotme, përballjë një Skënderbeu, që pavarësisht se provoi disa herë, nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës.

Me triumfin e sotëm Partizani u ngjit në kuotën e 57 pikëve duke ruajtur në +9 diferencën nga ndjekësit e Kukësit.

Ndërkohë në krahun tjetër korçarët janë pozicionuar në vendin e 6-të me 40 pikë, 4 më pak se Flamurtari i vendit të tretë.

Golat:

Penalltia e Partizanit on Vidnews.

Goli i Belicës on Vidnews.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport partizani selman stermasi skenderbeu partizani selman stermasi skenderbeu

Sondazh

Poll