Aktualitet

U bënë tapë dhe u rrokullisën 100 metra me “Jeep”, vdes shoferi pas aksidentit në Pogradec, në gjendje të rëndë pas

29 Gusht 2020, 21:15 Nga DOSJA
U bënë tapë dhe u rrokullisën 100 metra me

POGRADEC– Personi me inicialet A. K., 43 vjeç, banues në Pogradec, ka ndërruar jetë në spital. Ai ndodhej në gjendje të rëndë, në spital, pasi u aksidentua bashkë me një tjetër person. Sipas njoftimit të policisë, 43-vjeçari nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën. Ndërkohë pasagjeri ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Aksidenti ndodhi pasditen e sotme.

43 vjeç dhe 48-vjeçari kishin dalë me fuoristradën e llojit “Jeep” për të pirë në fshatin Trebinjë, dhe pasi kanë kaluar disa orë të mira në lokal, kanë vendosur të kthehen në shtëpi. Por, të qenë nën efektin e alkoolit, të rinjtë janë aksidentuar. Mjeti ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar për gati 100 metra. Për pasojë, drejtuesi i makinës ndërroi jetë ndërsa pasagjeri ndodhet në gjendje të rëndë.

Njoftimi i Policisë: Më datë 29.08.2020, rreth orës 19:45, mbi fshatin Malinë, Mokër e Sipërme, shtetasi A. K., 43 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar një automjet dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë është dëmtuar ky shtetas, si edhe shtetasi D. K., 48 vjeç, banues në Pogradec, pasagjer në mjet. Të dy shtetasit e mësipërm, u transportuan në Spitalin e Pogradecit ku shtetasi A. K., ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi D. K., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga ana e Policisë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në pogradec aksident në pogradec

Sondazh

Poll