Aktualitet

Pret prej orësh në Kapshticë, emigrantja nxjerr ‘të larë’ palën greke: Kam të dhëna se radhën e krijon policia shqi

29 Gusht 2020, 19:37 Nga DOSJA
Pret prej orësh në Kapshticë, emigrantja nxjerr ‘të

KAPSHTICË– Një emigrante, e cila që prej paradites së sotme ndodhet në pikën kufitare të Kpashticës, është shprehur se këtë situatë po e bën policia shqiptare për t’u marrë lek dhe se pala greke nuk ka asnjë faj. Ajo tregon se tensioni i zemrës i është ngritur dhe se nuk ka shpresa se do të kalojë as nesër.

Duhet të iki se kam punë, Kam ardhur me makinën time, duhet të kalojmë nesër se s’bën. Është shumë e vështira pritja këtej, nuk është hera e pare. Kemi 14 orë këtu, të vetmit që na qan hallin jeni ju. Aplikimi u dogj, tamponi dhe pak orë ka. Do kthehemi prap dhe asnjë rrugë zgjidhje. Udhëtoj me autobus. Dhe nesër nuk e di a do kalojmë. S’jemi të garantuar se do kalojmë, kemi të dhëna se këtë e ka bërë policia jonë, dhe jo ajo greke, për të marrë ndonjë lekë. Më ka vajtur tensioni 20 me 107 i zemrës, unë jam e sëmurë, a do ta përballoj natën, nuk e di,”– tregon ajo ndër të tjera për Report TV

“Këta na lanë tërë natën këtu, lëre që në çanë mushkonjat, s’po gjejmë derman, Nuk e dimë ca do bëjmë, jemi në hall të madh, Është ftohtë, të sëmurë jemi. Me çfarë lekësh të shkoj në hotel, ne i kemi harxhuar të gjitha, se erdhëm për punë dhe halle të tjera. Na mbaron në 11:00 nesër në mëngjes. Na thanë që në orën 06:00 do kaloni. Shumë vështirë është, po nga e keqja do durojmë, siç kemi duruar 25 vjet. Na thanë nesër në mëngjes do kaloni, se autobusi do shkoj i pari. Nuk do t’ia di njeri,”- shton një tjetër.

Dhjetëra emigrantë do të qëndrojnë sonte në pritje të orës 06:00 në pikën kufitare të Kapshticës. Pala greke mbylli punën sapo u mbush kuota e 300 personave që lejohen të kalojnë, sipas rregullave që ka vendosur shteti fqinj. Tashmë vetëm pas orës 06:00 të mëngjesit. Mund të rikthehen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet pika kufitare e kapshticës bllokohet pika kufitare e kapshticës

Sondazh

Poll