Aktualitet

Zjarr në Hotolisht, zbulohen tre vatrat e flakëve që po rrezikojnë një banesë

29 Gusht 2020, 15:57 Nga DOSJA
Zjarr në Hotolisht, zbulohen tre vatrat e flakëve që po

LIBRAZHD– Një banesë është rrezikuar nga flakët pasditen e sotme. Mësohet se zjarri ka rënë në aksin Librazhd-Prrenjas, në rrugën kryesore të Hotolishtit.

Për shkak të erës që fryn në këtë zonë flakët janë afruar me banesën, ndërkohë që janë lajmëruar autoritetet.

Flakët kanë konkretisht tre vatra zjarri në lagjen Ferrë dhe Vulçan në Hotolisht. Policia dhe dy zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, nëse bëhet fjalë për diçka të qëllimshme apo nëse është shkaktuar nga temperturat e larta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hotolisht prrenjas zjarr ne hotolisht hotolisht prrenjas zjarr ne hotolisht

Sondazh

Poll