Aktualitet

Të shtrirë në automjete e autobusë, si po e presin qytetarët hapjen e Kapshticës, disa kanë zënë hotele, policia ngre p

29 Gusht 2020, 17:31 Nga DOSJA
Të shtrirë në automjete e autobusë, si po e presin

KAPSHTICË– Dhjetëra emigrantë ndodhen në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë dhe presin që pala greke të nisë punën për të kaluar kufirin. Të shtrirë nëpër automjete dhe të rraskapitur, pasi siç shprehen kanë që në orën 09:00 të mëngjesit që ndodhen aty, emigrantët tregojnë se radha e tyre sa vjen e shtohet, pasi orë pas ore të tjerë emigrant mbërrijnë aty.

Ata pretendojnë që të jenë brenda kuotës prej 300 personave që tashmë pranon Greqia nga ana kufitare e Kapshticës. Ndërkohë, ka edhe të tjerë emigrant që janë larguar dhe kanë zënë hotele për të fjetur e për të pritur mëngjesin tjetër, orën 06:00, kur pala greke nis punën.

Kemi rreth 2 orë, jemi sfilitur, s’kemi takat as të flasim. Presim, si do vetjë nata, më skadon tamponi në orën 11 të natës. Do rri në autobus, ku të shkoj është shumë e vështirë, mos e pyet”,– thotë një qytetar për Report TV.

Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli dhe postblloqe duke mos lejuar kalimin e shumë mjeteve, në mënyrë që të mos përsëritet skenari i Kakavijës. 

“Më skadon tamponi nesër. Do kthehem mbrapsht. Kam erdhur me autobus. është shumë vështirë në këto kushte. Do kalojmë natën këtu por s’kemi ku flemë. Ku t’i gjej lekët,”– tha një tjetër emigrant për News24.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapshtice kapshtice

Sondazh

Poll