Aktualitet

Po zihej me gruan, karabinierët i shkojnë shqiptarit në shtëpi dhe i vënë prangat, ja çfarë gjetën gjatë kontrolleve

29 Gusht 2020, 15:57 Nga DOSJA
Po zihej me gruan, karabinierët i shkojnë shqiptarit në

ITALI-Një 30-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane për akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe posedim i sendeve të vjedhura. Karabinierët shkuan në shtëpinë e shqiptarit në Ravena, pasi ky i fundit po zihej me gruan.

Pasi arritën që të qetësonin situatën, karabinierët ushtruan kontroll në shtëpinë e shqiptarit, ku gjetën 285 gr kokainë, një revolver të kalibrit 38, i cili rezultoi i vjedhur dhe një shumë prej 4440 eurosh të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm. Sendet e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe iu dërguan prokurorit.

Shqiptari ndërkohë u arrestua dhe u dërgua në kuesturë. Pas kryerjes së procedurave ligjore, ai u transferua në burgun e Ravenas.

Marrë dhe përshtatur nga Ravenna24ore.it

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll