Aktualitet

Aksident i rëndë në Pogradec, mjeti ‘Jeep’ humb kontrollin dhe rrotulliset 100 metra, vdes drejtuesi, rëndë pasagjeri

29 Gusht 2020, 17:57 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Pogradec, mjeti ‘Jeep’ humb

POGRADEC– Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Malinë, pranë Pogradecit. Mësohet se i ndjeri, po udhëtonte me një automjet të llojit “Jeep”, bashkë me një tjetër person.

Të dy, identitetet e të cilëve nuk dihen, janë banues në Çezmë. Ata kishin dalë me fuoristradën për të pirë në fshatin Trebinjë, dhe pasi kanë kaluar disa orë të mira në lokal, kanë vendosur të kthehen në shtëpi.

Por, të qenë nën efektin e alkoolit, të rinjtë janë aksidentuar. Mjeti ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar për gati 100 metra. Për pasojë, njëri vdiq ndërsa tjetri është rëndë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në pogradec pogradec aksident në pogradec pogradec

Sondazh

Poll