Aktualitet

I dënuar për vrasjen e transeksualit, shqiptari thyen ekspulsin dhe arrestohet sërish, ja për çfarë akuzohet këtë herë

29 Gusht 2020, 15:23 Nga DOSJA
I dënuar për vrasjen e transeksualit, shqiptari thyen ekspulsin dhe

ITALI-Policia italiane ka arrestuar për herë të dytë mbrëmjen e djeshme një 33-vjeçar me iniciale E.N. Ky i fundit ishte arrestuar më parë, pasi vrau në 2006-ën transeksualin 29-vjeçar Juan Carlos Charria. Pasi kreu 14 vite burg, shqiptari u dëbua nga Italia me urdhër të kuestorit të Trentos. Mirëpo, duke përdorur dokumenta false, shqiptari u fut sërish në Itali dhe akutalisht banonte në Aldeno.

Pas daljes nga burgu, 33-vjeçari kishte filluar të merrej me shitje lëndësh narkotike, kryesisht kokainë. Hetimet për shqiptarin nisën pas sinjalizimeve të shumta në kuesturë nga banorëty e zonës, të cilët kishin vënë re lëvizjet e shumta gjatë ditës dhe natës në banesën e tij. Pas verifikimeve, autoritetet italiane zbuluan, se shtëpinë shqiptari e përdorte për të kryer shitjen e drogës.

Pas mbledhjes dhe analizimit të fakteve, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, policia ka arrestuar shqiptarin menjëherë sapo doli nga banesa. Gjatë kontrolleve, atij iu gjetën me vete edhe disa doza kokainë. Më pas karabinierët kontrolluan edhe banesën e tij, ku gjetën 75 gr kokainë të pastër të paprerë dhe një peshore.

Mbi shqiptarin rëndojnë dy akuza, ajo e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe thyerja e ekspulsit.

Marrë dhe përshtatur nga VocedelTrentino

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari arrestohet ne itali shqiptari arrestohet serish shqiptari arrestohet ne itali shqiptari arrestohet serish

Sondazh

Poll