Politike

Marrëveshja me Greqinë për detin/ Braçe: 11 vite më parë Basha dhe Berisha e shitën duke qeshur, socialistët e denoncuan

29 Gusht 2020, 06:41 Nga DOSJA
Marrëveshja me Greqinë për detin/ Braçe: 11 vite më

TIRANË- Zëvendëskryeministri Erion Braçe është shprehur se  11 vite më parë  Lulzim Basha bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha i shitën Greqisë një pjesë të detit shqiptar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe publikon një kronikë të 11 viteve më parë, kur kryeministri i Greqisë në atë kohë Kostas Karamanlis, erdhi në Shqipëri për të firmosur marrëveshjen për çështjen e detit. Marrëveshje kjo që u rrëzua në Gjykatën Kushtetuese. Ai thekson më tej se marrëveshja e firmosur nga Lulzim Basha, u denoncua fillimisht nga socialistët.

“Mendon se pas 11 vitesh gjithcka ka kaluar, eshte harruar dhe ai eshte qepur! Marreveshja e tij qe leshon territor shqiptar ne gjiun e Sarandes u denoncua nga ne-socialistet, u gjykua dhe u shpall antikushtetuese! Lulzim BASHA ben sot gangsterin se nje prokuror i perjashtuar nga VETINGU refuzoi ta hetoj, madje varrosi pergjegjesine penale te tij dhe Sali Berishes ne nje sere veprimesh te gjykuara te paligjshme e antikushtetuese deri ne firmosjen duke qeshur te marreveshjes!”, shprehet ndër të tjera Braçe.

Postimi i plotë:

Asgje nuk harrohet; Keshtu u shit deti duke qeshur! Te paturp atekohe, edhe me te paturp sot! Deshmia eshte e Zeri i Amerikes; Degjoni c’thote: Per permbajtjen e saj (marreveshjes), ate qe Shqiperia ka lene ose ka marre, U mbajt nje heshtje e plote, madje nuk u fol as ne perfundim te takimeve! Pra hem dorezuan territorin shqiptar ne gjiun e Sarandes, hem heshten para, kur firmos e pasi vulosen “marreveshjen”;

Poshteruan nje vend, nje popull duke i mohuar edhe gjene me normale kudo ne bote, njohjen me “marreveshjen” e tyre! Ishte lulzim Basha dhe deshmitar mbi te, Sali Berisha! Lulzim Basha ishte minister i Jashtem; Lulzim Basha eshte sot kryetar i PD dhe kerkon te rikthehet ne pushtet si nje virgjereshe; Mendon se pas 11 vitesh gjithcka ka kaluar, eshte harruar dhe ai eshte qepur! Marreveshja e tij qe leshon territor shqiptar ne gjiun e Sarandes u denoncua nga ne-socialistet, u gjykua dhe u shpall antikushtetuese!

Lulzim BASHA ben sot gangsterin se nje prokuror i perjashtuar nga VETINGU refuzoi ta hetoj, madje varrosi pergjegjesine penale te tij dhe Sali Berishes ne nje sere veprimesh te gjykuara te paligjshme e antikushtetuese deri ne firmosjen duke qeshur te marreveshjes! Lulzim Basha ben sot gangsterin e burgut edhe pse sa here i kujtohet sapuni e ze barku ne dere gjykate, por mbi te gjitha se ne kete vend nuk ka ende nje prokuror e gjykates qe te hetoje e gjykoje krimin me te madh mbi territorin e ketij vendi qyshkur Ahmet Zogu i shkuli Shqiperise territor si dorovitje per ata qe e risollen ne pushtet; Mos harroni; te gjykuar si antikushtetues! Megjithate, cdo gje qe nuk gjykohet nuk mbyllet, nuk harrohet, mbetet aty derisa te kete drejtesi!

 

 

 

ASGJE NUK HARROHET; KESHTU U SHIT DETI DUKE QESHUR! Te paturp atekohe, edhe me te paturp sot! Deshmia eshte e Zeri i Amerikes; Degjoni c’thote: PER PERMBAJTJEN E SAJ (MARREVESHJES), ATE QE SHQIPERIA KA LENE OSE KA MARRE, U MBAJT NJE HESHTJE E PLOTE, MADJE NUK U FOL AS NE PERFUNDIM TE TAKIMEVE! Pra hem dorezuan territorin shqiptar ne gjiun e Sarandes, hem heshten para, kur firmos e pasi vulosen “marreveshjen”; Poshteruan nje vend, nje popull duke i mohuar edhe gjene me normale kudo ne bote, njohjen me “marreveshjen” e tyre! ISHTE LULZIM BASHA DHE DESHMITAR MBI TE, SALI BERISHA! Lulzim BASHA ishte minister i Jashtem; Lulzim BASHA eshte sot kryetar i PD dhe kerkon te rikthehet ne pushtet si nje virgjereshe; Mendon se pas 11 vitesh gjithcka ka kaluar, eshte harruar dhe ai eshte qepur! Marreveshja e tij qe leshon territor shqiptar ne gjiun e Sarandes u denoncua nga ne-socialistet, u gjykua dhe u shpall antikushtetuese! Lulzim BASHA ben sot gangsterin se nje prokuror i perjashtuar nga VETINGU refuzoi ta hetoj, madje varrosi pergjegjesine penale te tij dhe Sali Berishes ne nje sere veprimesh te gjykuara te paligjshme e antikushtetuese deri ne firmosjen duke qeshur te marreveshjes! Lulzim Basha ben sot gangsterin e burgut edhe pse sa here i kujtohet sapuni e ze barku ne dere gjykate, por mbi te gjitha se ne kete vend nuk ka ende nje prokuror e gjykates qe te hetoje e gjykoje krimin me te madh mbi territorin e ketij vendi qyshkur Ahmet Zogu i shkuli Shqiperise territor si dorovitje per ata qe e risollen ne pushtet; MOS HARRONI; TE GJYKUAR SI ANTIKUSHTETUES! Megjithate, cdo gje qe nuk gjykohet nuk mbyllet, nuk harrohet, mbetet aty derisa te kete drejtesi!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Ky reagim i Braçes vjen,  pas deklaratës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Mitsotakis, i cili njoftoi se Greqia ka gati projektligjin për zgjerimin me 12 milje në Perëndim të Detit Jon, dhe për këtë do të vijë në Shqipëri edhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias. 12 miljet që do të merren nga Greqia, i përkasin ujërave të përbashkëta dhe jo atyre territoriale. Në zbatim të Konventës së Montego Bayt, Greqia, ashtu si çdo vend, ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje në ujërat e përbashkëta. Shqipëria zgjerimin me 12 milje e ka realizuar që në vitin 1990. Por, sërish ky lajm është hasur në paqartësi në Shqipëri, për shkak edhe të konfuzionit për një marrëveshje për kufirin detar, (që mungon), mes dy vendeve. Kryeministri Edi Rama sqaroi sot, se nuk ka asnjë marrëveshje që pas ndryshimit të qeverive në Greqi. Ndërkohë nga opozita nuk kanë munguar akuzat.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace greqia merr 12 milje nga deti jon erion brace greqia merr 12 milje nga deti jon

Sondazh

Poll

Politike 28 Gusht 2020, 16:05

TIRANË- Vazhdojnë replikat me Twitter. Kryeministri Edi Rama i ka kthyer sërish përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha duke e pyetur sërish për negociatat m...