Aktualitet

Përgjegjësi të mëdha për Erion Braçen…qeveria i vë tjetër post mbi shpatulla

11 Prill 2019, 15:33 Nga DOSJA
Përgjegjësi të mëdha për Erion

TIRANË- Këshilli i Ministrave caktoi dje zëvendëskryeministrin, Erion Braçe, kryetar të këshillit drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, duke i dhënë kështu një tjetër përgjegjësi mbi supe. 

Mbledhja e Këshillit të Ministrave ku është marrë ky vendim është drejtuar nga vetë zv.kryeministri Erion Braçe.

Po ashtu, Këshilli ka emëruar edhe anëtarët përfaqësues të pushtetit qendror në këshillin drejtues të Fondit shqiptar të zhvillimit, të cilët janë: Elva Margariti, Belinda Ikonomi, Ornela Çuçi dhe Artan Shkreli.

V E N D I M
PËR

PËRCAKTIMIN E KRYETARIT DHE EMËRIMIN E ANËTARËVE, PËRFAQËSUES TË PUSHTETIT QENDROR, NË KËSHILLIN DREJTUES TË FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.10130, datë 11.5.2009, “Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Përcaktimin e Zëvendëskryeministrit, z. Erion Braçe, kryetar të këshillit drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
2. Emërimin e anëtarëve, përfaqësues të pushtetit qendror, në këshillin drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, si më poshtë vijon:
– Znj. Elva Margariti, ministër i Kulturës;
– Znj. Belinda Ikonomi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë;
– Znj. Ornela Çuçi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit;
– Z. Artan Shkreli, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
3. Vendimi nr.982, datë 25.10.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kryetarit dhe emërimin e anëtarëve, përfaqësues të pushtetit qendror, në këshillin drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit”, i ndryshuar, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion brace fondi shqiptar i zhvillimit erion brace fondi shqiptar i zhvillimit

Sondazh

Poll