Politike

Meta kujton 110-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës: Të udhëhiqemi me porositë e saj, t’i shërbejmë me përulësi çdo

26 Gusht 2020, 07:30 Nga DOSJA
Meta kujton 110-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës: Të

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot Nënë Terezën, e cila lindi 110 vite më parë. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i shtetit shprehet se ajo është simbol i humanizmit dhe solidaritetit njerëzor. Ai thekson se duhet të udhëhiqemi nga porostië e saj, për t’i shërbyer me përulësi çdo qytetari.

“Me porositë dhe urtësinë e Shën Terezës të udhëhiqemi për t’i shërbyer me përulësi çdo qytetari dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.”, shprehet ndër të tjera presidenti.

Postimi i plotë:

Si sot, 110 vite me parë, lindi Shën Nënë Tereza, simboli shqiptar e botëror i humanizmit e solidaritetit njerëzor, e cila me forcën e dashurisë dhe dhembshurisë së saj hyri në zemrat dhe fitoi respektin e miliona njerëzve në mbarë botën, duke i dhënë nder e krenari kombit shqiptar në kohën më të vështirë.

Vepra e Shën Terezës është sot më shumë se kurrë frymëzim për t’u përkushtuar me dashuri ndaj njerëzve në nevojë, të braktisurve e të sëmurëve, për të bërë gjithçka duhet për këdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet e përkrahje sociale, si dhe për t’u angazhuar fuqimisht e të gjithë bashkë për rikthimin e shpresës për një jetë dinjitoze, për punësimin e qytetarëve, zhvillimin ekonomik të vendit dhe frenuar dramën e madhe të shpopullimit. Me porositë dhe urtësinë e Shën Terezës të udhëhiqemi për t’i shërbyer me përulësi çdo qytetari dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta nene tereza ilir meta nene tereza

Sondazh

Poll