Politike

“Rama të flasë me vepra”/ Basha jep premtimin: Kur të vijmë në pushtet, rritje pagash deri në 1200 euro për bluzat e

26 Gusht 2020, 07:47 Nga DOSJA
“Rama të flasë me vepra”/ Basha jep premtimin: Kur të

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka premtuar se kur të vijë në pushtet pagat e mjekëve do të jenë 1200 euro, ndërsa të infermierëve 700 euro. Kreu i PD-së thekson se qeveria Rama bën vetëm premtime elektorale për mjekët dhe duhet t’u japë atyre edhe shpërblimin e premtuar prej 1000 euro.

“Kjo qeveri është treguar mosmirënjohëse me mjekët dhe infermierët edhe gjatë pandemisë. Pa asnjë vonesë tjetër, qeveria Rama duhet t’u japë atyre shpërblimin e premtuar prej 1000 euro. Stafet mjekësore janë profesioni më jetik i vendit. Atyre ju detyrohemi vepra dhe jo premtime te pambajtuara.”, shprehet ndër të tjera ai.

Reagimi i kryetarit të PD-së:

Mjekët dhe infermierët tanë kanë nevojë për mbështetje dhe mbrojtje të veçantë nga shteti për shërbimin kolosal që i kanë bërë vendit, në veçanti në këto kohë pandemie. Rritja e pagave të tyre është jetike por ajo duhet të jetë reale dhe jo elektorale. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për ti trajtuar me dinjitet personelin shëndetësor. Por kjo është e pamundur sa kohë që kemi një qeveri që i çon paratë e taksave të shqiptarëve tek koncesionet korruptive, dhe shpenzimet për shëndetin publik janë më të ulëtat në rajon.
Ne do ti anullojmë koncesionet korruptive dhe paratë do të përdoren për mbështetje reale për mjekët dhe infermierët, me rritje pagash, me pajisje dhe kushte më të mira për tju shërbyer qytetarëve. Me planin tonë ne do të mundësojmë ndryshimin e madh në shëndetësi me paga dinjitoze të niveleve rajonale për ta: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.  Kjo qeveri është treguar mosmirënjohëse me mjekët dhe infermierët edhe gjatë pandemisë. Pa asnjë vonesë tjetër, qeveria Rama duhet t’u japë atyre shpërblimin e premtuar prej 1000 euro. Stafet mjekësore janë profesioni më jetik i vendit. Atyre ju detyrohemi vepra dhe jo premtime te pambajtuara.

Kjo deklaratë e kreut të PD-së Lulzim Basha, vjen pas premtimit të djeshëm të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit u shpreh se në fillim të vitit të ardhshëm do të rriten rrogat për mjekët dhe infermierët. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha rritje pagash për mjekët edi rama lulzim basha rritje pagash për mjekët

Sondazh

Poll