Sport

Tentoi të vidhte çantën e një të moshuare, hajduti e pëson nga mbrojtësi i Manchester United, Lindelof bëhet hero në at

25 Gusht 2020, 10:23 Nga DOSJA
Tentoi të vidhte çantën e një të moshuare, hajduti e

SUEDI-Mbrojtësi i Manchester United Victor Lindelof ka bërë një gjest për t’u admiruar. Suedezi ndodhet në atdheun e tij me pushime, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave është se ai ka arritu të ndalë një hajdut çantash në vetëm pak sekonda. Pasi i mori çantën një 90 vjeçareje hajduti kërkoi të vraponte, por Lindelof ka parë hajdutin t’i rrëmbente çantën të moshuarës dhe është vënë instiktivisht në ndjekje të tij, derisa e ka kapur, ndërsa lajmin e ka konfirmuar për mediat suedeze edhe bashkëshortja e mbrojtësit.

“Victor ka bërë atë që ndjente se duhej të bënte dhe se do ta bënte çdokush që do të ishte në vendin e tij. Tani hajduti do të duhet të përgjigjet për akuzat e vjedhjes me dhunë dhe posedimit të drogës për përdorim personal”, ka thënë bashkëshortja e mbrojtësit për mediat suedeze.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport lindelof manchester united suedi lindelof manchester united suedi

Sondazh

Poll