Aktualitet

POLEMIKA: Vazhdon ‘gurguleja’ në Greqi pas arrestimit të Maguire për sherrin me biznesmenin: Deri kur do fajësojmë shqi

25 Gusht 2020, 14:11 Nga DOSJA
POLEMIKA: Vazhdon ‘gurguleja’ në Greqi pas arrestimit të

GREQI– Vijon “gurguleja” në media për sherrin mes futbollistit Harry Maguire dhe biznesmenit shqiptar në ishullin grek të Mykonosit. Mediat greke dhe britanike kanë ‘nxituar’ që të etiketojnë se sherri kishte nisur me ngacmimin seksual që i kishin bërë dy meshkuj shqiptarë ndaj motrës së mbrojtësit anglez.

Në një artikull të sotëm të të përditëshmes britanike “Protothema”, komentet lidhur me rastin kanë vërshuar. Mes tyre ka pasur edhe nga ata që mbrojnë shqiptarët duke treguar se ata fajësohen për çdo gjë.

“Faktikisht, turistët britanikë në Greqi janë shumë të rregullt. Ata as nuk pijnë dhe as nuk bëjnë sherre”, shkruan me ironi një lexues i “Protothema”. Ndërsa disa të tjerë shkruajnë; Deri kur do të fajësojmë shqiptarët për çdo gjë? Ata janë kudo dhe duhet ta pranojmë, nuk kanë faj për çdo gjë që ndodh.

Por sigurisht nën artikullin e shkruar, nuk mungojnë as komentet negative të qytetarëve që pretendojnë se ishulli grek është “mbipopulluar” nga bosat e krimit shqiptar.

KOMENTET:

Shqiptarët kanë para pafund prej drogës dhe po argëtohen në Mykonos. Mjerë për grekun që punon me ndershmëri, dhe nuk shkojnë dot as në fshatin e tij…

Vitet e fundit shqiptarët janë jashtë kontrollit! Policia nuk ndërhyn. Turp, turp, turp!

Dihet që Mykonos është e mbipopulluar nga mafia shqiptare! Kjo është mundësi e artë që Policia të “pastrojë” ishullin.

Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në ishullin grek ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare.  Tabloidi britanik “The Sun” shkruante se sherri ka nisur pasi një biznesmen shqiptar i ngacmoi motrën futbollistit anglez edhe pse ajo nuk pranoi të fliste me të. Për të lexuar ngjarjen e plotë (LEXO KËTU)

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet biznesmeni shqiptar perleshet me maguire harry maguire sherri i kapitenit te manchester united biznesmeni shqiptar perleshet me maguire harry maguire sherri i kapitenit te manchester united

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Gusht 2020, 13:37

DHËRMI- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim vazhdon pushimet në jugun e Shqipërisë. Dosja.al ka ndjekur udhëtimet e Kim nëpër plazhet...