Aktualitet

Covid-19 futet në Bashkinë e Elbasanit, punonjësja rezulton e infektuar, nis hetimi epidemiologjik

24 Gusht 2020, 13:10 Nga DOSJA
Covid-19 futet në Bashkinë e Elbasanit, punonjësja rezulton e

ELBASAN– Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me tetë të infektuarit e konfirmuar me Covid-19 në qytetin e Elbasanit. Mësohet se një prej tetë të infektuarve është punonjëse në Bashkinë e qytetit.

Gjithashtu bëhet me dije se pas infektimeve në fjalë ka nisur edhe hetimi epidemiologjik. Shumë pjesëtarë të stafit të Bashkisë së Elbasanit, do t’i nënshtrohen tamponit, për të parë nëse janë të infektuar me Covid-19 apo jo.

Që nga fillimi pandemisë, Elbasani numëron 11 viktima dhe 134 të infektuar aktivë me Covid-19.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 250. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe pesë pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 152 raste të reja.

Në total, në vendin tonë janë 3845 të infektuar, ndërsa 4332 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 148 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e elbasanit elbasan koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi bashkia e elbasanit elbasan koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Gusht 2020, 10:55

TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një faturë ku shihet se në total 100 kite që shërbejnë për testet për Covid-19, kanë kushtuar 200 dolla...