Aktualitet

Organizonte dasma në lokalin e tij, gjobitet pronari në Tiranë

24 Gusht 2020, 11:06 Nga DOSJA
Organizonte dasma në lokalin e tij, gjobitet pronari në Tiranë

TIRANË- Policia e Tiranës ka ndështuar me 1 milionë lekë gjobë, pronarin e një restoranti, A.M. Mësohet se ky i fundit ka organizuar ceremoni martesore në lokalin e tij, duke thyer protokollin e sigurisë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Tiranës ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar një restorant në të cilin ushtrohej aktivitet,duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit shtetasit A.M., masë administrative prej 1.000.000 lekë. Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobë pronarit në tiranë gjobë pronarit në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Gusht 2020, 10:55

TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një faturë ku shihet se në total 100 kite që shërbejnë për testet për Covid-19, kanë kushtuar 200 dolla...