Aktualitet

Dhunonte bashkëshorten, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe 3 persona të tjerë

24 Gusht 2020, 10:40 Nga DOSJA
Dhunonte bashkëshorten, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë,

TIRANË- Policia e Tiranës  ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale. Mësohet se është arrestuar 33-vjeçari E.Z 33-vjeç, i cili ka dhunuar gruan e tij. Ndërkohë kanë rënë në prangat e Policisë, A.H., 46 vjeç, J.R., 45 vjeç, E.C., 21 vjeç, për dhunë dhe se drejtonin makinat pa patentë.

Njoftimi i Policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari. Në pranga dhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.Z., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në banesë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.H., 46 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës, punonjësin e policisë private shtetasin J.L., 60 vjeç. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë i shtetasve : J.R., 45 vjeç, pasi në rrugën “Ali Demi”, u kap duke drejtuar motorrin në gjendje të dehur në masën 0.75mg/l; E.C., 21 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji” u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 4 persona në tiranë arrestohet 4 persona në tiranë

Sondazh

Poll