Shpërndante kokainë në doza të vogla, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, iu gjet dhe një thikë
TIRANË– Një 33-vjeçar me inicialet E.H., ka rënë në pranga pasi akuzohet se trafikonte lëndë narkotike me doza të vogla. 33-vjeçari u kap gjatë patrullimit të efektivëve në zonën e njohur si ‘Fusha e Aviacionit”.
Gjatë kontrollit për sende të kundraligjshme, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë, 3 kapsula metadon si dhe një armë të ftohtë (thikë). I prangosuri akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Njoftimi i policisë Tiranë
Kontrolle të shtuara nëpër rrugica lagjesh për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i kontrolleve u godit një tjetër rast i shpërndarjes të lëndeve narkotike në doza të vogla. Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike heroinë, kapsula metadoni dhe një armë e ftohtë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, gjatë patrullimit në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit”, kanë konstatuar shtetasin E.H., dhe gjatë kontrollit për sende të kundraligjshme, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar heroinë, 3 kapsula metadon si dhe një armë të ftohtë (thikë). Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Vranë Florian Lamçen, dhëndrri i Qazim Sejdinit dhe Hajdari kërkojnë lirinë
ELBASAN– Sokol Sanxhaktari, dhënrri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini dhe Adriano Hajdari, të cilët ndodhen në burg për vrasjen e mikut të tyre, ...
Dhunonte bashkëshorten, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë, në pranga edhe 3 persona të tjerë
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale. Mësohet se është arrestuar 33-vjeçari E.Z 33-vjeç, i cili ka ...
Kushërinjtë dhunuan policët e burgut që nuk pranuan, kush është Bledar Shera nga Nikla që donte të ndryshonte qelinë, i
TIRANË– Bledar Shera, i dënuar për tentativë vrasjeje, mësohet se ka qenë ‘molla e sherrit’ e ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në burgun e Fushë ...
Biznesmeni shqiptar i ngacmoi motrën/ “The Sun” zbardh sherrin ku u prangos kapiteni i Manchester United, Harry Maguire mbr
Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire u kthye në lajmin kryesor të gushtit me sherrin ku u përfshi disa ditë më parë në ishullin grek të Mykonosit. Tabloi...
Plani i vjeshtë-dimrit për përballimin e COVID19/ Manastirliu: 48 personel mjekësor i shtohen QSUT-së
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka bërë të ditur se këtij spital...
Ish-ministri serb zgjedh jugun e Shqipërisë për pushime, foto nga plazhi
SHQIPËRI- Ish-ministri serb nga Lista Srpska, Aleksandër Jabllanoviç ka zgjedhur bregdetin e Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushimi. Siç ...
Aksidentoi 11-vjeçarin në Kukës, vetëdorëzohet drejtuesi i mjetit pasi dërgoi të voglin në spital
KUKËS– 35-vjeçari me inicialet A.H., drejtuesi i mjetit “Mitsubisht”, me të cilin përplasi edhe të miturin 11 vjeç në Kukës është vetëdorëzua...
Vdekja e ish-kryebashkiakut Nasi, Meta i trishtuar: Humba një nga miqtë më të mirë, u ndamë nga një qytetar i rrallë
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-kryetarit të Bashkisë së Përmetit, Dhimitër Nasit, të cilit i mori jetën Covid-19. ...
Trafik droge, prostitucion dhe vjedhje me armë/ OFL “zbret” sërish në Elbasan, iu dërgon “pusullën”
ELBASAN- Operacioni Forca e Ligjit ka vazhduar sot me dërgimin e formularëve te subjektet që duhet të deklarojnë burimin e pasurisë së tyre. Afrim Tarelli, Vang...