Aktualitet

Kanosën specialistin dhe rojen e burgut në Fushë Krujë, lihen në burg tre kushërinjtë Shera, mes tyre 24-vjeçari që the

24 Gusht 2020, 12:08 Nga DOSJA
Kanosën specialistin dhe rojen e burgut në Fushë Krujë,

FUSHË KRUJË- Ardina Shera, Berti Sheradhe Elton Shera, janë lënë në masën “arrest me burg”, pasi akuzohen se kanë kanosur punonjësit e policisë së burgut në Fushë Krujë.

Vendimi u dha sot gjatë seancës që u zhvillua në Gjykatën e Krujës. Të tre kushërinjtë, dolën para trupës gjykuese dhe u njohën me masën ‘arrest me burg’.

Çfarë ndodhi një ditë më parë?

Bert Shera, 25 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë; Ardian Shera,  39 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, i dënuar më parë me 15 vjet burg për veprën penale “Vjedhja me armë”; shkuan në burgun e Fushë Krujës, pasi kërkonin që një prej të afërmve të tyre që po vuante dënimin në këtë burg, t’i ndërrohej qelia. Bëhet fjalë për Bledar Sherën, i cili është dënuar për tentativë vrasjeje.

Por, ata janë konfliktuar dhe kanë kanosur e dhunuar specialistin e informacionit dhe rojen e burgut në Fushë Krujë. Në tentativë për t’u larguar, të dy kushërinjtë, kanë marrë në telefonin kushëririn tjetër, 24-vjeçarin Elton Shera, i cili rezulton i dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe për shkak të situatës së Covid-19, është lënë në arrest shtëpie. Ky i fundit, ka marrë makinën dhe ka thyer arrestin shtëpiak, duke ndihmuar dy kushërinjtë e tij që të largoheshin. Por në fakt, nuk është larguar asnjëri, por tët re u vunë në pranga.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian shera bert shera bledar shera elton shera ardian shera bert shera bledar shera elton shera

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Gusht 2020, 10:55

TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar një faturë ku shihet se në total 100 kite që shërbejnë për testet për Covid-19, kanë kushtuar 200 dolla...