Aktualitet

Vranë Florian Lamçen, dhëndrri i Qazim Sejdinit dhe Hajdari kërkojnë lirinë

24 Gusht 2020, 10:54 Nga DOSJA
Vranë Florian Lamçen, dhëndrri i Qazim Sejdinit dhe Hajdari

ELBASAN– Sokol Sanxhaktari, dhënrri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini dhe Adriano Hajdari, të cilët ndodhen në burg për vrasjen e mikut të tyre, Floriam Lamçe, kanë bërë kërkesë për lirim nga qelia. 

Mësohet se Sanxhaktari dhe Hajdari, përmes avokatit të tyre, kanë bërë kërkesë për të dalë nga burug dhe për të qenë nën masën “arrest shtepie”. 

Si u vra Florian Lamçe?

Vrasja e Florian Lamçes ndodhi mëngjesin e datës 30 korrik, në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Nën avujt e alkoolit, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari qëlluan me mjete të forta Florian Lamçen, duke i marrë jetën. Të tre ishin miq me njëri-tjetrin dhe pas një sherri e kanë goditur me sende të forta në kokë Lamçen, ekanë zhveshur dhe e kanë lënë të vdekur. 

Hajdari dhe Sanxhaktari u arrestuan. Këta të dy dhe Lamçe kishin të shkuar kriminale.  Sanxhaktari është dhëndri i ish-kryebashkiakut, Qazim Sejdini dhe ka shpëtuar disa herë nga drejtësia. Ai ka pranuar autorësinë e krimit, por ka thënë se nuk e mban mend motivin pasi ka qenë i dehur. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll