Aktualitet

Kushërinjtë dhunuan policët e burgut që nuk pranuan, kush është Bledar Shera nga Nikla që donte të ndryshonte qelinë, i dënuari për tentativë vrasjeje pas sulmit gjatë Natës së Bardhë

Kështu, ai u kërkoi ndihmë dy kushërinjve të tij, Bert dhe Ardian Shera (i dënuar më parë me 15 vjet burg për veprën penale “Vjedhja me armë”), përkatësisht 35 dhe 39 vjeç, banues në Nikël.
Featured image of article: Kushërinjtë dhunuan policët e burgut që nuk pranuan, kush është Bledar Shera nga Nikla që donte të ndryshonte qelinë, i dënuari për tentativë vrasjeje pas sulmit gjatë Natës së Bardhë Foto ilustruese

TIRANË– Bledar Shera, i dënuar për tentativë vrasjeje, mësohet se ka qenë ‘molla e sherrit’ e ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në burgun e Fushë Krujës. Dosja.al ka mësuar se Shera, i cili vuan dënimin në kët burg, prej kohësh kishte bërë kërkesë për ndërrimin e qelisë, gjë e cila nuk ishte marrë në konsideratë nga autoritetet përkatëse.

Kështu, ai u kërkoi ndihmë dy kushërinjve të tij, Bert dhe Ardian Shera (i dënuar më parë me 15 vjet burg për veprën penale “Vjedhja me armë”), përkatësisht 25 dhe 39 vjeç, banues në Nikël.

Të dy këta persona, u paraqitën një ditë më parë, për të marrë në ‘duar’ çështjen e ndërrimit të qelisë së kushëririt të tyre. Por gjithçka përfundoi keq, pasi dy kushërinjtë Shera, përfunduan duke kanosur dhe dhunuar specialistin e informacionit dhe rojen e burgut të Fushë Krujës.

Për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, ata kërkuar ndihmë nga një tjetër kushëri i tyre, Elton Shera, 24 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, i cili ishte i dënuar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, por për shkak të situatës së COVID-19, i ishte caktuar të qëndrojë në banesë. Kështu, për t’u ardhu në ndihmë dy kushërinjve, ai theu masën e arrestit, mori makinën dhe shkoi të merrte Bertin dhe Ardianin, por të tre përfunduan në pranga.

Ata do të akuzohen për kanosje ndaj funksionarëve, ndërkohë që të afërmit të tyre, nuk ia ndërruan dot qelinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përse është në burg Bledar Shera?

Bledar Shera, 35 vjeç u vu në pranga në vitin 2015. Ai u arrestua në shtëpinë e xhaxhait të tij në nikël të Fushë Krujës, ku fshihej pesë vite pasi kishte bërë një sulm me thikë, Natën e Bardhë. Më 30 nëntor të vitit 2010, rreth orës 21.00 gjatë festimeve kulturore për Natën e Bardhë, në Bulevardin “Zhan D’Ark”,  në  lulishten e lokalit “Taivan” në krahun e urës së Lanës, në qytetin e Tiranës, pati një përleshje fizike mes dy grupeve të rinjsh, ku u përdorën mjete të forta dhe thika.

Gjatë përleshjes, mbeti i plagosur rëndë personi i identifikuar si Hysen Syla dhe lehtë u plagos, Cezar Skana. Hetimet vërtetuan se personat Alfonc Hoxha, Cezar Skana dhe Bledar Shera, bashkë me disa miq të tjerë, kishin nisur sherrin, dhe ishin përplasur me personat e identifikuar si Hysen Syla, Ismail Syla, Armod Syla etj. Kështu Bledar Shera u shpall në kërkim dhe u arrestua pas pesë vitesh për akuzat “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment