Aktualitet

Vdekja e ish-kryebashkiakut Nasi, Meta i trishtuar: Humba një nga miqtë më të mirë, u ndamë nga një qytetar i rrallë

24 Gusht 2020, 09:53 Nga DOSJA
Vdekja e ish-kryebashkiakut Nasi, Meta i trishtuar: Humba një nga

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-kryetarit të Bashkisë së Përmetit, Dhimitër Nasit, të cilit i mori jetën Covid-19. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta shkruan se e ka pasur një nga miqtë e tij më të mirë, dhe se është i trishtuar pas këtij lajmi.

Presidenti Meta shton gjithashtu se edhe familja Nasi ka humbur një njeri të shtrenjtë, ndërsa Përmeti një kryetar të devotshëm.

“Dita sot nisi e trishtuar me lajmin e ndarjes nga jeta të Dhimitër Nasit, kryetarit të parë të Bashkisë së Përmetit pas triumfit të demokracisë në Shqipëri! Ndihem i keqardhur për ndarjen, por dhe i nderuar që e pata nga miqtë më të mirë! Familja Nasi humbi njeriun e shtrenjtë, Përmeti përcjell kryetarin e devotshëm, shoqëria u nda nga një qytetar me cilësi të rralla dhe Shqipëria ka nga sot një intelektual të përkushtuar më pak në kohën kur ka më shumë nevojë për shëmbuj si i Dhimitrit!
Ngushëllimet më të ndjera familjes, përmetarëve dhe miqve të tij kudo!
U prehtë në paqen e përjetshme shpirti i tij fisnik!”– shkruan Meta.

Dhimitër Nasi, ish-kryetar i Bashkisë Përmet është ndarë nga jeta ditën e sotme, pas infektimit me Covid-19. E gjithë familja e tij është e infektuar edhe janë future në karantinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhimitër nasi ilir meta dhimitër nasi ilir meta

Sondazh

Poll