Aktualitet

Trafik droge, prostitucion dhe vjedhje me armë/ OFL “zbret” sërish në Elbasan, iu dërgon “pusullën”

24 Gusht 2020, 09:50 Nga DOSJA
Trafik droge, prostitucion dhe vjedhje me armë/ OFL “zbret”

ELBASAN- Operacioni Forca e Ligjit ka vazhduar sot me dërgimin e formularëve te subjektet që duhet të deklarojnë burimin e pasurisë së tyre. Afrim Tarelli, Vangjel Kondili, Dashamir Bahidi dhe Mehmet Shahini janë emrat e radhës që janë vënë në sitën e OFL në Elbasan, dhe kanë 48 orë kohë për të deklaruar burimin e pasurisë së tyre.

NJOFTIMI I PLOTË:

OFL, 24 gusht

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

• A. T., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

• V. K., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

• D. B., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostuticionit në rrethana rënduese”;

• M. Sh., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet afrim tarelli dashamir bahidi mehmet shahini ofl ne elbasan vangjel kondili afrim tarelli dashamir bahidi mehmet shahini ofl ne elbasan vangjel kondili

Sondazh

Poll