U kap me drogë në makinë me nipin e kryebashkiakes Bufi, lihet në burg Korado Buzi
24 Gusht 2020, 09:44Nga DOSJA
FIER– Korado Buzi, 29-vjeçari nga Roskoveci që u kap duke transportuar drogë me shoferin e tij, Arbër Bufi, i cili është njëkohësisht, nipi i kryetares së bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është lënë në burg. Masa është dhënë sot nga Gjykata e Fierit, ku Buzi u paraqit për t’u njohur me masën e sigurisë.
29-vjeçari Buzi u kap me lëndë narkotike, të llojit hashash në makinë. Bashkë me të janë marrë nën hetim edhe dy të rinj të tjerë, një 20-vjeçar nga Lushnja dhe një të ri nga Mallakastra (19 vjeç).
Nën hetim janë marrë edhe pesë persona të tjerë, mes tyre edhe nipi i kryebashkiakes Majlinda Bufi. Kjo e fundit i konsideroi lajmet trillium, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në rrjetet sociale, shkruante se në mjet janë kapur 85 kg kanabis.
Makina përdorej për transportin e kryetares Majlinda Bufi gjatë ushtrimit të detyrës.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ELBASAN- Përfshihet nga flakët një banese, e cila ndodhet në katin e katërt të një pallati në Elbasan. Mësohet se apartamenti që ndodhet në afërsi të konviktit ...
TIRANË– Një automjet është ka marrë flakë dhe është djegur, teksa ishte i parkuar. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, ngjarja ka ndodhur në orën...
KUKËS– Një fëmijë, 11 vjeç me inicialet E.M., është aksidentuar në Kukës, Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen Gostil në aksin rrugor Bica...
DURRËS– Pesë biznese janë gjobitur me nga 1 milion lekë pasi administratorët e tyre kanë lejuar që të zhvillohen ceremoni martesore brenda tyre. Sipa...
VLORË- Një delfin i ngordhur ka dalë mëngjesin e sotëm në ujërat e Gjirit të Vlorës. Siç shihet edhe në foto delvini shfaqet i ngodhur mbi ujë.Janë ...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona si autorë të vjedhjes së 7 banesave në Tiranë. Në prangat e Policisë kanë rënë I.I., 28 vjeç, dhe E...
TIRANË- Humb jetën nga COVID-19 Dhimitër Nasi, ish-kryetari i Bashkisë së Përmetit, duke u shënuar kështu viktima e parë në këtë qytet. Mësohet se ish-krye...