Aktualitet

Zbardhen 7 vjedhje banesash në Tiranë, arrestohen 2 “skifterët” që grabisnin para dhe bizhuteri

24 Gusht 2020, 08:45 Nga DOSJA
Zbardhen 7 vjedhje banesash në Tiranë, arrestohen 2

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona si autorë të vjedhjes së 7 banesave në Tiranë. Në prangat e Policisë kanë rënë I.I., 28 vjeç, dhe E.S., 43 vjeç, pasi prej janarit të 2020 deri ditën e djeshme kanë vjedhur 7 banesa. Mësohet se skifterët hynin nëpër banesa dhe merrnin sasi parash dhe bizhuteri.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Liqeni i thatë”. Kapen dhe arrestohen në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, dy shtetas që kryenin vjedhje banesash. Zbardhen dhe dokumentohen 7 raste të vjedhjeve në banesa, që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacioni policor të koduar “Liqeni i thatë”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

-I. I., 28 vjeç, dhe E.S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autor i vjedhjeve në disa banesa, konkretisht:

– Më datë 23.08.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit D. C.

– Më datë 25.07.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.T.

– Më datë 11.06.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.K.

– Më datë 15.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetases I.B.

– Më datë 14.02.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E.Rr.

– Më datë 13.01.2020 kanë vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases L.A.

– Më datë 28.12.2019 kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit A.K.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jenë të implikuar këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim me shumë se një here.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arestohen 2 persona në tiranë kapen skifterët në tiranë arestohen 2 persona në tiranë kapen skifterët në tiranë

Sondazh

Poll