Aktualitet

Aksident në Kukës/ 35-vjeçari me “Mitsubish” përplas fëmijën, e dërgon në spital me një tjetër mjet dhe vetëdorë

24 Gusht 2020, 09:06 Nga DOSJA
Aksident në Kukës/ 35-vjeçari me “Mitsubish”

KUKËS– Një fëmijë, 11 vjeç me inicialet E.M., është aksidentuar në Kukës, Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen Gostil në aksin rrugor Bicaj-Kukës. Mësohet se i mituri ka qenë duke kaluar rrugën në lagjen e tij, në momentin që është përplasur nga automjeti tip “Mitsubish”.

Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Kukësit, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është nisur me urgjencë drejt Tiranës. Aktualisht 11-vjeçari ndodhet tek spitali i Traumës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ishte vetë shoferi i mjetit që e aksidentoi ai që e dërgoi në spital. 35-vjeçari me inicialet A.H., braktisi mjetin e tij të tipit “Mitsubish” dhe me ndihmën e një tjetër makine, dërgoi të voglin në spital. Më pas, ai u vetëdorëzua në polici. 

Njoftimi i policisë Kukës

Më datë 24.08.2020, në aksin rrugor Kukës-Gostil, një mjet tip “Mitsubish”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.M., rreth 11 vjeç, banues në Kukës. Drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Fëmija i dëmtuar, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, po trasportohet për mjekim më të specializuar në spitalin traumës Tiranë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij, si dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne kukes kukes makina përplas 11-vjeçarin aksident ne kukes kukes makina përplas 11-vjeçarin

Sondazh

Poll